Deputeti I PD-së Astrit Patozi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta se nuk e duan bërjen e reformës në drejtësi, e se kjo është e vetmja qeveri, që interesohet vetëm për numrat. Patozi ka folur edhe për protestën e 18 shkurtit, ku është shprehur, se nuk do ti ngjajë asaj të Rumanisëpasi atje po protestohet kundër zbutjes së reformës në drejtësi, ndërsa këtu po punohet për ta penguar reformën



