
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur këtë të diel Komitetin Drejtues Kombëtar, ku po diskutohet mbi kryeprokurorin e ri dhe planin e opozitës për protestë, që do të nisë të hënën.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe në veçanti kryeministrit Edi Rama, duke iu rikthyer sërish çështjes së ish-ministrit Saimir Tahiri.



