
Ne do të kapërcejmë të gjitha pengesat, çdo dënim të paarsyeshëm dhe marrëveshja do të funksionojë. Jam gati të punoj ditë e natë për të.
Kështu tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në mitingun final të qendrës së djathtë në mbështetje të kandidaturës së Marco Bucci-t për zgjedhjet rajonale në Liguria, lidhur me marrëveshjen e emigrantëve Itali-Shqipëri.
Marrëveshja ngjall interes në nivel ndërkombëtar dhe europian dhe mund të hapë një epokë krejtësisht të re në menaxhimin e flukseve migratore.
Unë e di, ata në Europë e dinë dhe e dinë edhe mbështetësit e emigracionit të parregullt dhe po përdorin të gjitha mjetet që kanë për të bllokuar këtë nismë.
Ne do të kapërcejmë çdo pengesë të paarsyeshme, çdo sulm politik dhe çdo përpjekje të së majtës për të kërkuar ndihmë nga jashtë vetëm sepse nuk është në gjendje të bëjë punën që duhet të bëjë në shtëpi.



