Inceneratorët, Shehaj: Vjedhje dhe pastrim parash, duhet të cilësohen grup i strukturuar kriminal (VIDEO)

Inceneratorët, Shehaj: Vjedhje dhe pastrim parash, duhet të cilësohen grup i strukturuar kriminal (VIDEO)

Nga studio e MCN TV, ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj tha se çështja e inceneratorëve përveç vjedhjes marramendëse është edhe pastrim parash dhe se të gjitha ata që kanë qenë të përfshirë duhet të cilësohen si grup i strukturuar kriminal.

E pyetur se cilët janë personat e përfshirë, Shehaj përmendi këto emra: “Lefter Koka, Engjëll Agaçi, Niko Peleshi që firmos VKM-ra pa ide, Damian Gjiknuri, Alqi Bllkao, drejtoresha e koncesioneve në Ministri të Energjitikës, Valbona Ballgjini, Taulantushën, drejtori i madh i të gjitha kohërave në bashki, Erion Veliaj”.

“Çështja e inceneratorëve ka nisur pas 2013-ës. Inceneratori i Elbasanit ka nisur në 2014-ën, më pas u bë Fieri, më pas Tirana. Elbasani dhe Fieri janë dy inceneratorë që janë bërë me para publike dhe afatet i kanë të shkurtëra, ndërsa i Tiranës është konceptuar si privat dhe është dhënë me koncesion për 30 vjet. Janë të gjitha skema mashtrimi. Janë të gjithë të përfshirë, Lefter Koka, Engjëll Agaçi, Niko Peleshi që firmos VKM-ra pa ide, Damian Gjiknuri, Alqi Bllkao, drejtoresha e koncesioneve në Ministri të Energjitikës, Valbona Ballgjini, Taulantushën, drejtori i madh i të gjitha kohërave në bashki, Erion Veliaj. Janë bërë të gjithë bashkë në një vjedhje marramëndëse dhe unë dyshoj që përveç vjedhjes ka qenë edhe pastrim parash. Dyshoj që Rama ishte në gjumë dhe nuk e dinte këtë gjë. Koka bënte shkresa për ofertën ndërkohë që s’kishte ardhur ende. Këta duhet të cilësoheshin grup i strukturuar kriminal”, tha Shehaj.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy