Edhe drejtorin e Kuvendit e kap Dekriminalizimi, Prokuroria e dërgon në Gjykatë

Edhe drejtorin e Kuvendit e kap Dekriminalizimi, Prokuroria e dërgon në Gjykatë

Genc Muçaj, drejtor i Shërbimeve dhe Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë, është dërguar në Gjykatë nga Prokuroria pasi e kap ligji i Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Muçaj ka fshehur një dënim të Gjykatës së Tiranës në vitin 2008. Ai është dënuar me 133 mijë lekë gjobë, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve shkollore, por ka probleme edhe me atësinë, raporton tv Klan.

Ai ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit atësinë “Hazis”, ndërkohë që nga shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile rezulton se atësia aktuale e tij është “Hazir”.

Gjatë hetimeve ka pranuar faktin që formulari është plotësuar prej tij. Por ai pretendon së pari se ai është konsultuar me shumë juristë, të cilët i kanë sqaruar se vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk ishte objekt i deklarimit që përcakton ky ligji.

Muçaj ka shpjeguar se ai nuk ka dashur që dënimi t’i krijonte situata problematike me gazetat apo media të ndryshme, të cilat do kishin për qëllim cënimin e dinjitetit të tij si person dhe nëpunës i shtetit.

Por për Prokurorinë, dënimi me gjobë është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit dhe për këtë arsye Muçaj duhet ta kishte deklaruar. Për këtë arsye, ai është dërguar në gjyq për akuzën “Falsifikim i formularëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy