Soreca pas takimit me Arben Krajën: BE mbështetëse e SPAK

Soreca pas takimit me Arben Krajën: BE mbështetëse e SPAK

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në “Twitter”, ka treguar pjesë nga biseda që ka zhvilluar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe atë të FBI-së në Shqipëri Aida Hajnaj.

Në postim ai shkruan se në bisedën e zhvilluar me Krajën dhe Hajnajn është diskutuar mbi rëndësinë e vazhdimit të punës në strukturat e SPAK dhe FBI, me intensitet dhe angazhim maksimal.

Më tej ai shkruan se BE do të ofrojë mbështetjen e saj për SPAK, si një nga elementët sipas tij, më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

U takova sot me Shefin e SPAK, Arban Krajën dhe drejtoreshën e FBI, Aida Hajnaj, ku diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e FBI. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtën intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK, si dhe për të vazhduar dhënien e rezultateve.

Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnimin dhe emërimin e shpejtë të hetuesve. Gjithashtu ritheksova se BE është e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi”, shkruan Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy