Hoti thotë se nuk do të lejojë ndryshim të kufijve dhe shkëmbim territori

Hoti thotë se nuk do të lejojë ndryshim të kufijve dhe shkëmbim territori

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të lejojë shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijëve të Kosovës.

Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit. Na priftë e mbara”, shkroi ai në Facebook.

Ndër të tjera kryeministri Hoti thekson se prioritet mbetet lufta kundër pandemisë Covid-19 por në plan afatgjatë kabineti i tij ka zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023! Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga COVID-19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia. Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit”, shkruan Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy