BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën

BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën

Këshilli për Çështjet e Përgjithshme të Bashkimit Evropian miratoi statusin e kandidatit për Bosnjë-Hercegovinën, i cili është edhe hapi i fundit për miratim përfundimtar përpara takimit të krerëve të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, të planifikuar për më 15 dhjetor.

Sipas mediave të BeH, në prag të seancës që do të mbahet më 15 dhjetor, në të cilën ndër të tjera do të diskutohet edhe për statusin kandidat të BeH-së, zyrtarë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po mbajnë takime përmes një sërë organesh të tjera, të cilat është një lloj përgatitjeje për takimin kyç.

“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli i BE-së thekson urgjencën që shteti të ecë përpara në rrugën drejt BE-së, veçanërisht përmes përmbushjes të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së, që janë identifikuar në opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në BE, të miratuar në Këshill më 2019”, u tha në dokumentin e konkluzioneve.

Një prej këtyre organeve është edhe Këshilli për Çështje të Përgjithshme (GAC), i cili në seancën e sotme miratoi rekomandimin e Komisionit Evropian nga tetori për dhënien e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën.

Siç është shkruar më parë, projekt-rekomandimi thotë se BeH duhet të marrë statusin e kandidatit për shkak të situatës aktuale gjeopolitike.

Gjithashtu, theksohet se Bosnje-Hercegovinës do t’i duhet ende të përmbushë kushtet që ishin vendosur më herët në rrugën e saj drejt BE-së.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy