Berisha: Protesta e 7 korrikut në koalicion me forcat e tjera opozitare

Berisha: Protesta e 7 korrikut në koalicion me forcat e tjera opozitare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për media ka deklaruar se protesta e thirrur nga ai vetë më 7 korrik ka një rëndësi të madhe.

Kjo, sipas tij, jo se është e PD-së, por e të gjithë qytetarëve.

Berisha njoftoi se selia blu do të shkojë në koalicion më forcat politike opozitare parlamentare dhe joparlamentare.

Protesta e 7 korrikut ka një rëndësi shumë të madhe jo si një protestë e PD-së, por si një protestë e mbarë qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka dyshim se roli i PD-së në organizimin e kësaj proteste është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, personalitete publike dhe forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jashtë parlamentare.

Degët kanë filluar aktivitetin dhe takimet por kërkoj intensifikim maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë. 

Berisha ka akuzuar qeverinë se ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Sipas tij, vetëm nga TVSH-ja, pas rritjes së çmimeve, qeveria ka përfituar 340 milionë euro.

Shqiptarëve po u ngushtohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet, të dhëna shumë të qarta të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro e jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim po themi gjysmën e tyre, por përkundrazi qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Pra kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk ka asnjë moral dhe që merr cdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz.

Nuk ka dyshim se problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe të oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, të cilët rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në bursë ka qene 108 dollarë, nafta në treg ka qenë mbi 2600 lekë. Një muaj më parë kur fuçia e naftës ishte 108 dollarë, çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte 2240 lekë. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër të  qytetarëve shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy