
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci.
Në takim është i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare.
Opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë zhvillimin e seancës së të martës, ndërsa gjatë kësaj jave pengoi edhe zhvillimin e komisioneve parlamentare, duke kërkuar shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj.



