
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale Alibeaj thekson se nëse kushti për të qenë “demokrat” është të jesh “Berishisht”, atëherë ai nuk është i tillë.
"Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”.



