Nazarko: Qeveria ndjek një politikë të gabuar me idenë se me paranë mund të zgjidhë gjithçka

Nazarko: Qeveria ndjek një politikë të gabuar me idenë se me paranë mund të zgjidhë gjithçka

Kongresi i PD dhe mesazhet e kryeministrit Edi Rama që përçoi në këtë kongres, për analistin Mentor Nazarko, i ftuar në “MCN live”, janë të ndryshme.

Çështjet që u folën në këtë kongres, lidhur me mundësinë e kanabisimit për çështje mjekësorë dhe ato që kanë të bëjnë me paratë që sjellin emigrantët në vend, sipas Nazarkos, qeveria ndjek një politikë të gabuar me idenë se paratë mund të zgjidhin gjithçka.

Unë besoj që historia me kanabisin ka vlerë për shkak të ndjeshmërisë së termit kanabis, por si realitet nuk besoj se ka efekt, i vetmi efekt është nëse gjërat shkojnë mirë cmimet e ulta, që do të krijohen për shkak të mbjelljes masive ai do të jetë një produkt i zakonshëm, dhe do të zhvlerësohet.

Në lidhje me paratë e emigrantëve, besoj se s’do të arrijnë në një gjë të caktuar, pavarësisht se këtu bëhet pastrim parash dhe ne jemi të varfër. Shqipëria pastron shumë pak para, paratë e shqiptarëve shumë shpesh mungojnë për shkak të një politike të gabuar por veç në llaç e tulla, dhe kjo i ka penguar ekonomikisht.

Politika shqiptare në këto 30 vjet, jo vetëm që s’ka sjellë paratë për energjinë, por na çon te harxhimi i parave për energjinë, ne kemi mare aq shumë para borxh, sa nuk ka më mundësi të marrë para për shkak të borxhit të madh për energjinë. Qeveria vazhdon me një politikë të gabuar me idenë se me paranë mund të zgjidh gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy