Përveç qetësisë dhe dashurisë, ish presidenti Ilir Meta adhuron edhe lulet. Java duhet të niste me lule në presidencë. Çdo fillim jave, ditë e hënë, një nga kompozimet duhet të ishte në zyrën e tij.
Për këtë qëllim Institucioni i Presidentit të Republikës, realizoi në janar të këtoj viti tenderin me objekt :
“Sigurimi i shërbimit të furnizimit me kompozime lulesh natyrale të freskëta”, për ambjentet e zyrës së Presidentit, për vitin 2022.
Mënyra e kompozimit të luleve ishte e ndryshme nga java në javë.
Ndonëse tenderi rezulton i anulluar fituesi në Agjencinë e Prokurimit Publik është shpallur Lefter Bizhga.
Tek arsyet e anullimit thuhet :
Operatori ekonomik ofertues nuk plotëson kontratat e ngjashme 40% e fondit limit të kërkuara nga Autoriteti Kontraktor në ftesën për ofertë, si dhe nuk ka dorëzuar vërtetimin e shlyerjes së energjisë elektrike.
Megjithatë, pavarësisht mangësive të procedurës,ajo që dihet është se, me, apo pa tender, institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vazhdon të zbukurohet me lule natyrale.



