Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se kopjoi programin e PD-së, ndërsa theksoi se Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE
"Ky premtim hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD. Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE. Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur. Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave. Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë. Se kjo është një pengesë, sikur të mos kesh asgjë tjetër, po i panë rrogat kaq të ulëta, thonë le se do vijnë të gjithë tek ne. Pra, hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD. Pyeteni Ramën, a nuk the në tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi. Jo, nuk del me gazetarët".
Berisha tha ndër të tjera se paketën e dhembshurisë e paraqitëm edhe para 15 muajsh, por u refuzua në mënyrë kategorike në Kuvend.
"Tani, programet paraqiten në fushatë elektorale, por paketën e dhembshurisë, thelbin e saj, ne e paraqitëm edhe para 15 muajsh dhe ne e mbrojtëm në komisionet parlamentare.
Por ajo u refuzua në mënyrë kategorike. Natyrisht çdo forcë politike, programin e qeverisjes e paraqet para dhe gjatë fushatës elektorale."



