
Dorëhiqet sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani. Ai e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një statusi në “Facebook”, duke u shprehur se do të marrë një detyrë të re.
“Ka ardhur koha për të pranuar sfida dhe angazhime të reja, për të vazhduar të jap kontributin tim për forcimin e mëtejshëm te Partisë Demokratike”, shkruan mes të tjerash Bogdani.
Ndërkohë, në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, kryetari Basha ka emëruar zotin Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.
Kashahu është në profesion jurist dhe ka punuar si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit.



