Noka nga Vlora: Lirimi i Berishës, pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike

Noka nga Vlora: Lirimi i Berishës, pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike

Nga Vlora, ku bëri homazhe për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, komentoi lirimin e kryedemokratit Sali Berisha nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai tha se lirimi i kreut të selisë blu, erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike.

Lirimi i zotit Berisha erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike. E para ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA, çka preu metastazat e Xhorxh Sorosit edhe në Shqipëri.

E dyta janë rezolutat dhe mbështetja e partnerëve që i bënë PD-së. Kujtoj këtu rezolutat e CDI dhe PPE, dy rezoluta që flasin qartësisht për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, një shtet ku opozitës i janë mbyllur hapësirat, një shtet pa liri ku drejtësia përdoret si marionetë në duart e pushtetit kundër opozitës.

Flasin qartësisht për burgosjen e lidershipit të opozitës. Faktori i tretë dhe kryesorja është rezistenca dhe qëndresa e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Është mosbindja civile.

Të gjitha këto bënë që më në fund e vërteta dhe vetëm e vërtetë ta triumfojë. Strasburgu pastaj ishte një sirenë alarmi për drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Strasburgu ndërmori hapa të shpejtë, një procedurë të përshpejtuar për të shqyrtuar çështjen e burgosjes politike të Sali Berishës.

Kjo bëri që të nguten sepse Strasburgu do rrëzonte përtokë përfundimisht drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy