Mosfunksionimi i inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Balluku paralajmëroi me shkresë Veliajn për dëm potencial ndaj shtetit

Mosfunksionimi i inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Balluku paralajmëroi me shkresë Veliajn për dëm potencial ndaj shtetit

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka diskutuar për aferën e inceneratorit të Tiranës.  

Këlliçi deklaroi se Belinda Balluku, ka paralajmëruar disa herë Veliajn për dëm potencial ndaj shtetit, dhe me gjasë, shkresa ishte ‘mosha e sherrit’, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranës, që është përgjegjës kryetari i Bashkisë, Veliaj.

E kam thënë muaj më parë, që një ndër akuzatorët kryesorë të përgjegjësisë së Veliajt, në dështimin e njësisë së zbatimit të projektit që monitoron kontratën, është edhe zv. kryeministrja Balluku.

Ajo e ka paralajmëruar me shkresë Veliaj për dëm potencial për shtetin.

Gjykoj që kjo shkresë është molla e sherrit mes autoritetit kontraktor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranës, që është përgjegjës kryetari i Bashkisë, Veliaj.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë përgjigje nga Bashkia Tiranë. Thuhet se mos ushtrimi i detyrave të NJZP dhe mungesa e pjesëmarrjes në takimet periodike, mungesa e grafikëve të punimeve dhe mos raportimit ndaj autoritetet kontraktor, nëse jemi në kushte penaliteti, shkakton vonesa dhe rrezikon cenimin e interesave të palës shtet. Pra Balluku i drejtohet Veliajt dhe i thotë po rrezikoni cenimin e palës shtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy