Meta dekoron valltarët Çeliku dhe Cingu: Kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre

Meta dekoron valltarët Çeliku dhe Cingu: Kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre

Valltarët Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku janë vlerësuar nga presidenti Ilir Meta me dekoratat “Nderi i Kombit”. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, Kreu i Shtetit u ndal tek kontributet e dy artistëve, të cilët nuk i kanë fshehur emocionet.

Meta theksoi se dy emblemat e jashtëzakonshme të artit dhe kulturës së kombit shqiptar, me me pasion, përkushtim, vetëmohim dhe punë të palodhur janë kthyer në simbole mbarëkombëtare.

Gjatë fjalës së Tij drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ishin miq, kolegë e familjarë të dy artistëve, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, deputetë e personalitete të artit e kulturës, Presidenti Meta u shpreh se Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre që vallja jonë popullore të duartrokitej e të ngrinte peshë zemrat e  te gjithë shqiptarëve, kudo në botë.  

“Ata ngritën në këmbë dhe pushtuan zemrat e spektatorëve të skenave më të rëndësishme ndërkombëtare duke u njehsuar me vlerat dhe bukurinë e artit, muzikës dhe trashëgimisë sonë, duke u bërë ambasadorë të shkëlqyer të kulturës sonë në botë. 

Në çdo shfaqje e festival ku kanë marrë pjesë, ata kanë shpalosur me interpretimin e tyre vlerat më të larta të artit koreografik shqiptar”, theksoi Presidenti Meta. 

DEKORATAT

08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zotin Rexhep Çeliku me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10709 zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zonjën Liljana Cingu me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10708 zonjës Liljana Cingu Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy