KAS i dha të drejtë kryebashkiakut të Mallakastrës/ PD çon vendimin në Gjykatën Administrative

KAS i dha të drejtë kryebashkiakut të Mallakastrës/ PD çon vendimin në Gjykatën Administrative

Pas vendimit të sotëm përmes së cilës Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Qerim Ismailaj që i dha atij të drejtën për të qëndruar në detyrë, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.

Përmes deputetit të zgjedhur, Belind Këlliçi, PD, thotë se KAS shkel ligjin e dekriminalizimit duke marrur në mbrojtje kryebashkiakun që fshehu dënimin me tre vjet burg.

Nisur nga kjo, Këlliçi, bëri të ditur se PD nuk do të tërhiqet dhe do të çoj në Gjykatën Administrative vendimin për kryebashkiakun e Mallakastrës

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Me të njëjtin zell me të cilin KAS refuzoi të bënte transparencë para shqiptarëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, sot vendosi të shkelë Ligjin e Dekriminalizimit dhe të marrë në mbrojtje uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit të padeklaruar me 3 vite burg në Greqi.

Në kundërshtim me interesin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mbështetën dhe mbështesin Ligjin e Dekriminalizimit, KQZ dhe KAS vendosën të marrin në mbrojtje shkelësit e këtij ligji të rëndësishëm për pastrimin e politikës nga krimi.

Ligji i Dekriminalizimit erdhi në jetë pas betejës së gjatë të Partisë Demokratike për t’ua kthyer institucionet qytetarëve shqiptarë dhe për të kthyer andej nga erdhën djajtë që Rama nxori nga shishja, duke i strehuar në Parlament, bashki dhe administratë.

Precedenti i rrezikshëm që KQZ dhe KAS po krijojë me rastin Ismailaj, nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse si një përpjekje për të goditur vullnetin e shumicës së shqiptarëve për të pasur institucione të çliruara nga njerëz me të shkuar kriminale dhe pranimi i modelit të bashkëqeverisjes me krimin të ndërtuar nga Edi Rama.

Partia Demokratike nuk i pranon këto hapa prapa dhe do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Administrative. Ligji i Dekriminalizimit është një fitore e shoqërisë shqiptare, ndaj nuk mund të shkelet për të amnistuar modelin që sundon dhe që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy