Pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë, raportuesi Knut Fleckenstein nis mbrëmjen e kësaj të hëne vizitën treditore në Tiranë. Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë përkojnë me fillimin e grevës së PD-së në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.



