Taulant Balla takon Robert Benjamin: Kemi transparencën më të lartë financiare

Taulant Balla takon Robert Benjamin: Kemi transparencën më të lartë financiare

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Institutit Demokratik amerikan Robert Benjamin. Sipas deputetit Balla, Shqipëria prej 15 vitesh ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me këtë institut dhe vlerëson asistencën dhe këshillin e ekspertëve.

Ndër të tjera Balla shkruan se: “Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e lartë të Institutit Demokratik u vlerësua fakti që Partia Socialiste ka standardin më të lartë të transparencës financiare në Shqipëri, bazuar në një strukturë auditimi tërësisht të pavarur dhe profesionale”.

Postimi në Facebook

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste pata kënaqësinë të prisja në një takim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik amerikan NDI zotin Robert Benjamin dhe Drejtorin e Programeve të Partive Politike të NDI në Washington zotin Ivan Doherty.

Partia Socialiste e Shqipërisë prej 15 vitesh ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me Institutin Demokratik amerikan dhe ne vlerësojmë maksimalisht asistencën dhe këshillimin e ekspertëve të NDI në përgatitjen e drejtuesve të rinj dhe në rritjen e transparencës së financimit të partive politike.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e lartë të Institutit Demokratik u vlerësua fakti që Partia Socialiste ka standardin më të lartë të transparencës financiare në Shqipëri, bazuar në një strukturë auditimi tërësisht të pavarur dhe profesionale.

Shumë shpejt një delegacion i Partisë Socialiste do të vizitojë zyrat qëndrore të Institutit Demokratik amerikan në Washington për të diskutuar dhe nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes PS dhe NDI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy