Kandidati i LSI për qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka bërë kallzimin penal në prokurori për disa raste të fotografimit të votës.
Madje sipas tij i perfshirë është edhe ish drejtori i policise Arjanit Arapi. Tavo, thotë se ka ka kalim të kufirit dhe moszbatim të rregullave nga ana e policisë.
“Trajtim i diferencuar i qytetarëve. Votuesit e rilindjes lejohen të kalojnë, nuk kontrollohen të votojnë dhe kemi një rast që është edhe në komision QV. Njerëzit që kanë ardhur të votojnë për mua janë kontrolluar nëpër banesa, të tjerët lëvizin lirshëm. Kërkova nga prokuroria kontrollin e sistemit TIMS. Policia është e politizuar, në shërbim të Ministrit të Brendshëm. Kemi raste të fotografimit të votave dhe intimidim të votuesve”.



