
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka zhvilluar disa takime në Senat dhe Kongresin Amerikan. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA me ftesë të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, Xhaçka është takuar me senatorët Tom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz dhe Jim McGovern, me të cilët diskutoi mbi partneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë.
Xhaçka u takua edhe me përfaqësues të kompanisë amerikane Lockheed Martin, kompania elitë në industrinë ushtarake, që po punon për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare.
Në emër të qeverisë shqiptare, Xhaçka tha se Shqipëria është e interesuar për investime të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në Shqipëri. “Sistemi i integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë aleancën e NATO-s”, tha Xhaçka.



