Meta: Ligji për amnistinë u tërhoq se u zhbënë pazaret! Zonat e Mbrojtura ligj për llogari të oligarkëve

Meta: Ligji për amnistinë u tërhoq se u zhbënë pazaret! Zonat e Mbrojtura ligj për llogari të oligarkëve

Partia e Lirisë nuk është e gatshme për të dhënë 3 votat e saj pro amnistinë penale, duke sinkronizuar qëndrimin e saj me pjesën tjetër të opozitës.

Duke e komentuar për herë të parë shtyrjen e votimit në parlament, për shkak se PS nuk i siguroi 84 votat e nevojshme, Meta foli për zhbërje pazaresh për amnistinë.

Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë penale ishte dëshmi sesi kuvendi është marrë peng nga Rama, ku ligjet hiqen sipas axhendave të pazareve që bëhen apo zhbëhen.

Teksa e quajti Kuvendin të zhytur në paligjshmëri, Meta tha se ligji i zonave të mbrojtura i kaluar me vetëm votat e PS, është ligj për llogari të oligarkëve.

Kuvendi kaos dhe paligjshmëri, që miraton ligje për llogari të oligarkëve. I tillë ishte miratimi i ligjit të kontestuar për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në komplekse pallatesh e biznese që kanë qëllim pastrimin e parave.

Meta ka komentuar edhe protestën e opozitës së bashkuar ku u shpreh se  “agresioni dhe dhunimi i protestuesve nga banditët e Edi Ramës është një vepër e rëndë penale”. Ai tha se drejtësia duhet të nisë hetimet për keqpërdorimin e strukturave të shtetit.

Agresioni dhe dhunimi i protestuesve nga banditët e Edi Ramës është një vepër e rëndë penale, por drejtësia në vend të ndëshkojë autorët e dhunës pritet të dënojë protestuesit e arrestuar. I bëjmë thirrje drejtësisë të nisë hetimet penale për keqpërdorimin e strukturave të shtetit. Ne kërkojmë nga Avokati i Popullit që të reagojë me forcë ndaj këtyre rasteve skandaloze. Shqipëria nuk do të shndërrohet në Bjellorusinë e rajonit ku burgjet të mbushen me kritikë të regjimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy