
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon lidhur me arrestimin e zyrtarëve të policisë së Elbasanit, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Kjo pasi Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan dhe Korçë, në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan kanë ekzekutuar tetë masa sigurie për punonjës policie, të cilët kanë qenë në ngjarjen e vrasjes së Xhuvanit.
Basha thotë se çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Edi Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave.
Vendimi i djeshëm tregon se si Policia e Shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.
Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima.



