“Duhet të përballet me drejtësinë”, Basha: Berisha ka frikë nga 18 dhjetori, është pakicë absolute

“Duhet të përballet me drejtësinë”, Basha: Berisha ka frikë nga 18 dhjetori, është pakicë absolute

Pas hyrjes në selinë e PD-së, para nisjes së mbledhjes, Berisha akuzoi Bashën për heqjen e karrigeve nga salla, ndërsa shtoi se ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe atë belge. Lidhur me këto akuza Basha teksa u pyet nga gazetarja e MCN TV se çfarë përgjigje ka, preferoi t’i shmangej duke u shprehur se do ishte përgjigjur duke qeshur po situata nuk është e tillë dhe se sipas tij Berisha është i zënë ngushtë mendërisht.

Do isha përgjigjur duke qeshur po nuk është situata për të qeshur dhe nuk e di çfarë akuzash janë. Sa për akuzat se unë kam marrë kartat, po ju them se unë nuk merrem me karta se di ku kam dhe timen. Shikoni sa banal është kthyer. Një anëtar i PD mjafton të identifikohet dhe me një kartë identiteti. Edhe me çështjen më të padrejtë që kanë ngritur para meje jam përballur me drejtësinë. Berisha dhe Rama janë dy njerëz që janë më ngushtë se kurrë mendërisht.

Ndërsa lidhur thirrjen e Berishës për demokratët që të bojkotojnë Kuvendin e thirrur nga Basha, ky i fundit deklaroi se nuk e kupton pse ai i trembet kaq shumë 18 dhjetorit kur pretendon se ka shumicën dhe ne jemi pakica.

PD nuk mund të pajis me karta njerëz nga parti të tjera dhe njerëzve në botën e krimit. Pyetja qëndron kur ky thotë që ka shumicën pse nuk na lë të dalim zbuluar ne që nuk kemi shumicën, që jemi pakica. Pse marrin në tel ish-badigardët e tij që për fat të keq sot i tregon Tirana me gisht. Ku e gjejnë guximin Agron Kuliçi të kërcënojë kryetarët. Nderi që na ka bërë Berisha është që ka marrë me vete duke pastruar PD nga njerëzit e përfshirë në krim. Ku e gjejnë guximin ata që marrin anëtarët e këshillit kombëtar u thoshte dje në telefon mos shkoni, se kuptoj çfarë frike ka. Çfarë frike ka nga delegatët në 18 dhjetor. Ai e di që është pakicë absolute, është i vetëm dhe ka frikë nga 18 dhjetori dhe ka mobilizuar gorilat e tij, ka paguar.

Në fund Basha sqaroi se e nesërmja e PD do vijë duke u sjellë si njerëz normal dhe se sipas tij tashmë pas 16 vjetësh nuk ka më dëshirë të ndihmoj Berishën që tashmë është gati të sakrifikojë çdo demokrat për interesat e tij personale.

E nesërmja do vijë duke u sjell si njerëz normal dhe duke u pastruar nga barra e të shkuarës që na vinin shkopinj nën rrota. Do ta zgjidh vetë dhe PD është e çliruar dhe vazhdojë e çliruar për një mision që ka për Shqipërinë dhe shqiptarët. nuk di çfarë të bëj më nuk e ndihmoj mëb dot , dhe s’dua ta ndihmoj më pas 16 vjetësh nuk e meriton të ndihmohet nga asnjë demokrat që sakrifikon çdo demokrat për interesat e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy