
Kryeministri Edi Rama do të shkojë për një vizitë zyrtare në Ukrainë, gjatë së martës.
Bashkë me të do të jetë edhe homologu malazez Dritan Abazoviç, si dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Gjatë vizitës së tyre do të takojnë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, siç citojnë mediat malazeze.
Kjo vizitë vjen për të shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës, përballë agresionit ushtarak rus, me të cilin po përballet që nga 24 shkurti.



