
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka foli në MCN Live në lidhje me aplikimin e primareve për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore. Paloka tha se figurat që do të garojnë nuk do të jenë vetëm partiake, por edhe personalitete ose figura publike ose jo. Gjithashtu Paloka tha se në primare mund të përfshihen edhe kandidatë nga grupimi tjetër i Alibeajt.
Një nga pikat e Këshillit Kombëtar ishte rregullorja mbi mënyrën si do përzgjidhen kandidatët e PD përmes primaret. Kjo pikë e rendit të ditës u shty për të shtunën. Duke qenë se u kërkua pak kohë më shumë që ta shqyrtojnë. Nuk e ndjek (Ramën) vetëm e lexoj për ato që këput nëpër portale. Edhe në Parlament në momentin që flet ky Balla, Spiropali, dal nga salla. Ajo s’ka qenë ironi, Rama ka thënë një realitet të tij dhe partisë. Që kur ka ardhur në atë parti s’ka zhvilluar zgjedhje. Edhe vet nuk u për kryetar me zgjedhje të ndershme. Zgjedhja e tij ishte një pallat një votë. Një hap i tillë i PD-së që edhe unë e konsideroj të guximshëm, për kushtet ku është Shqipëria, për Ramën është i paimgjinueshëm. Rama ka bandat, ka oligarkët. Sigurisht ka mjaft personalitete të PD, dhe jo vetëm të PD, edhe jashtë PD-së, me bindje të djathta që mbështesin opozitën, që kanë shprehur ambicien dhe kërkojnë të jenë pjesë e primareve. Menjëherë me shpalljen e primareve do kemi një numër jo të vogël...Jo vetëm brenda PD-së dhe opozitës janë shprehur ambicje, por edhe jashtë PD-së ka mjaft personalitete, personazhe publik ose jo publik, kanë shprehur ambicje për primaret. Kjo s’është risi as për PD. Edhe në vitet e kaluara kur vendoste Kryesia, ne jemi përpjekur që figurat që do kandidojën të jenë jo vetëm partiake, por figura të pranuara nga të gjithë qytetarët. Është domosdoshmëri që të dalim jashtë PD-së në zgjedhjet e pushtetit lokal. Patëm Halim Kosovën psh që ishte qytetar modern dhe anëtar i PD-së. Kjo do ishte gjëja më e mirë, të kishim një kombimin të tillë. Figura të njohura, të mirënjohura dhe të mirëpritura nga qytetarët, do të jenë të mirëpritur që të jenë pjesë e garës”.
I pyetur mbi deklaratat e Xhelal Mziut që është i gatshëm të garojë për bashkinë e Kamzës ose Dibrës, Paloka tha:
Çdonjëri që dëshiron të kandidojë, deputet ose jo, ka të drejtën të kandidojë në primare. Kushdo do të jetë i mirëpritur, jo vetëm deputetët që janë pjesë e PD, por kushdo tjetër, por edhe nga pala tjetër e grupit parlamentar”.



