
Gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë Kombëtare, kreu i PS-së kërkoi përjashtimin e deputetit socialist Gjetan Gjetani.
Rama tha se Partia Socialiste nuk duhet të mbajë në gjirin e saj njerëz me sjellje shantazhuese, vetëm për numra.
"Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i PS-së", tha Rama.
Deputeti socialist Gjetan Gjetani, i cili nuk ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Asamblesë, doli dje me një deklaratë kundër policisë në Kurbin, drejtuesit e të cilës i akuzoi korruptuar e të paaftë.
Në një reagim në lidhje me dy vrasje të ndodhura brenda 24 orësh në këtë zonë, Gjetani tha se do të thërriste në interpelancë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të kërkuar shkarkimin e drejtuesve të Policsë në Kurbin. “Në rast se kjo nuk ndodh, - paralajmëroi Gjetani, - jam i gatshëm të dal në protestë, pavarësisht ngjyrave politike”.



