
Gjatë 4-vjeçarit të fundit, Kulla e Kontrollit të Trafikut ajror ka pësuar përmirësime operacionale duke bërë të mundur rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve. Investimet në këtë sektor kapin shifrën e 6 milionë dollarëve, ndërsa i pranishëm për të inspektuar kullën këtë të martë ka qenë ministri Damian Gjiknuri.



