Bashkia/ Ruko: Rama ndryshon emrat, por jo modelin e qeverisjes. Vazhdojnë tenderat për personat pranë pushtetit (VIDEO)

Bashkia/ Ruko: Rama ndryshon emrat, por jo modelin e qeverisjes. Vazhdojnë tenderat për personat pranë pushtetit (VIDEO)

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Mirela Ruko duke komentuar në edicionin e lajmeve në MCN TV ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, thekson që kryeministri Rama ndryshon vetëm emrat, por jo modelin qeverisës, ku vazhdohet të jepen tendera për biznesmenët pranë qeverisë. 

Po ashtu Ruko e konsideroi si të rrezikshëm presionin që kryeministri u bën presion nënkryetarëve për të dhënë dorëheqjen. Ajo e konsideron si të domosdoshme që Bashkia e Tiranës të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. 

Ajo që e motivon Ramën për gjithçka ka ndodhur deri më sot dhe ndryshimet që ka tentuar të bëjë, vijnë si pasojë e arsyes se ai s’mund të ndryshojë modelin qeverisës dhe mënyrën si qeveris vendin, dhe mundohet ta bëjë përmes lëvizjes së drejtorëve dhe nënkryetarëve të bashkisë. S’kam ndonjë informacion se si do ndryshojë struktura e brendshme e Bashkisë së Tiranës, por kjo është e parëndësishme, pasi janë emra që ikin dhe vijnë, por modeli qeverisës është i njëjtë, vazhdojnë të jepen tendera për njerëzit e lidhur me pushtetin. Është e rrezikshme që kryeministri bën presion ndaj nënkryetarëve të bashkisë për të dhënë dorëheqjen. Bashkia e Tiranës duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dhe kjo është e domosdoshme. Rama e ka mundësinë për ta shkarkuar kryetarin e bashkisë, sepse është edhe në shkelje të ligjit, sepse ka munguar për muaj të tëra. Kontrolli është i rrezikshëm sepse mund të shkojë drejt një modeli që në të ardhmen kryetarët e bashkive mund t’i kemi kukulla dhe kryeministri të vendosë për gjithçka. Ne s’duhet ta pranojmë, pavarësisht se Bashkia e Tiranës ka pasur dhe ka probleme. Rama po mundohet të shfajësojë veten e vet, por nuk sjell diçka të re dhe nuk ndryshon situatën në Bashkinë e Tiranës. Gjithkund diskutohet situata në bashkinë e Tiranës, në media, kafe, por jo në Këshillin Bashkiak të Tiranës. E kam thënë edhe më parë që mjafton vetëm që Veliaj të hetohet dhe do dalë shumëçka në sipërfaqe. Do doja të kishte edhe çështje të tjera që të hetoheshin, edhe tendera të tjerë, për të parë si ka vepruar Veliaj në krye të Tiranës, në mënyrë krejtësisht klienteliste. Fakti që kanë shpenzuar kaq shumë para për luks e kanë injoruar tërësisht qytetarët, duke u talluar, sepse diku mungon uji, shkolla, çerdhja”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy