Rama “prishet” me Tv kombëtare? (VIDEO)

Rama “prishet” me Tv kombëtare? (VIDEO)

I shqetësuar për tituj të rremë dhe për lajme dezinformuese  kryeministri Rama ka reaguar me një status në tiuter, duke akuzuar mediat kombëtare se po dezinformojnë kundër qeverisë për favore të paligjshme.

Pa saktëssuar për cilën media kombëtare bëhet fjalë kryeministri iu referohet 3 titujve që flasin për largimin e 700 mijë shqiptarëve në 12 vitet e fundit, për punonjës policie që japin dorëheqjen për shkak të aagve dhe për banorë që janë pa shtëpi 3 vite pas tërmetit.

Ndërsa kreu i Sindikatës së Policisë flet për një situatë që nuk lidhet vetëm me dëshirën e policëve për të ikur jashtë vendit.

Kjo shifër u referohet jo vetëm atyre që largohen për nevoja familjare, por u referohet shifrës në përgjithësi, duke futur këtu edhe ata punonjës policie që kanë proceduar edhe diciplinarisht edhe penalisht. Vetëm për gjashtë mujorin e parë janë 80 punonjës që u është dhënë masë sigurie për shkak të shkeljes së ligjit dhe aktivitetet kriminale që kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës

Kjo përplasje e kryeministrit me median të cilës i referohet vjen vetëm pak  ditë pasi qeveria  njoftoi tërheqjen nga paketa antishpifje, qëndrim që u përshëndet edhe nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy