Basha: Koncesionet korruptive do të hetohen dhe do të çohen para drejtësisë

Basha: Koncesionet korruptive do të hetohen dhe do të çohen para drejtësisë

“Kjo është garancia që nesër të gjitha koncesionet korruptive do të hetohen dhe do të çohen para drejtësisë”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  

Duke folur si kryeministër i ardhshëm, Basha tha se duke filluar nga ai deri tek zyrtari më i thjeshtë shqiptar nuk do të kenë mundësinë ti kthehen këtyre praktikave të korruptuara.

“Kjo është garancia që nesër të gjitha koncesionet korruptive do të hetohen dhe do të çohen para drejtësisë. Por është po kështu garancia që çdo nëpunës publik, nga kryeministri juaj i ardhshëm, nga unë i pari, deri tek zyrtari më i thjeshtë shqiptar nuk do të kenë mundësinë ti kthehen kësaj praktike të korruptuar, të grabisin dhe zhvasin pronat dhe taksat e shqiptarëve për t’i ndarë ato në një grusht njerëzish. Pak rëndësi ka se kush janë ata se sot mund të jetë dikush, në fakt kështu i preferojnë. Sot mund të jetë dikush që shet dhallë, e merr ai dhe i jep një kontratë dhe e regjistron në kompaninë ofshore. Ata janë pjesë të sistemit por janë të përzgjedhur nga i pari i sistemit. Prandaj, pa e larguar Edi Ramën oligarkia do të kthehet në formën e vetme të ekonomisë në Shqipëri që gllabëron vende pune prandaj jemi në krizë, që shkatërron pasuritë e vendit. Ndërsa, me largimin e Edi Ramës ne kemi të garantuar që sistemi oligarkik do të bjerë, monopolet do të bien dhe njerëzit që kanë iniciativë ekonomike, kanë sipërmarrje ekonomike. Duke iu hequr privilegjet e padrejta që iu ka dhënë shteti i Edi Ramës”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy