105-vjetori i nisjes së Kongresit të Lushnjes/ Begaj: Shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

105-vjetori i nisjes së Kongresit të Lushnjes/ Begaj: Shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Kongresin e Lushnjës, një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së kombit shqiptar.

Në 105-vjetorin e nisjes së Kongresit të Lushnjës, Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet e delegatëve, të cilët dëshmuan aftësi për vetëvendosje dhe vendosën interesat e kombit mbi gjithçka.

 “Ata sfiduan çdo rrezik, dëshmuan vullnet të epërm në mbrojtje të tokave shqiptare dhe lirisë, përballë forcave antikombëtare dhe atyre pushtuese."

Presidenti Begaj theksoi se delegatët e Kongresit të Lushnjës do të kujtohen gjithmonë me nderim, pasi Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga njerëz të tillë, nga akte dhe vlera të larta.

Sot, 105 vjet nga Kongresi i Lushnjës, i vetmi autoritet i Shqipërisë me fuqi sovrane, që vetëvendosi aktin themeltar të shtetit duke e shpëtuar vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja.

Më 21 janar të 1920-ës, patriotët shqiptarë u mblodhën në Lushnje për të ringjallur pavarësinë e vendit dhe për të mbrojtur ëndrrën dhe sakrificën e Kuvendit të Vlorës.

Ata sfiduan çdo rrezik, dëshmuan vullnet të epërm në mbrojtje të tokave shqiptare dhe lirisë përballë forcave antikombëtare dhe atyre pushtuese.

Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga njerëz të tillë, nga akte dhe vlera të tilla të larta. Shqiptarët do t’i kujtojnë përjetë me nderim të thellë ata.

Më 21-31 janar të vitit 1920, patriotët shqiptarë të mbledhur në këtë kongres vulosën aktin e shpëtimit të Shqipërisë nga copëtimi dhe i treguan botës fuqinë e bashkimit dhe të pavarësisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy