Thumanë-Kashar me pagesë, Berisha fton banorët në protestë: Taksë raciste

Thumanë-Kashar me pagesë, Berisha fton banorët në protestë: Taksë raciste

Kryedemokrati Sali Berisha ftoi qytetarët e Veriut që të ngrihen në protestë kundër nisjes së pagesës për kalimin në autostradën Thumanë-Kashar.

Në komunikimin e sotëm për mediat, Berisha e cilësoi si “taksës raciste dhe diskriminuese” për 20 kilometra rrugë, Ura e Limuthit-Thumanë.

Sipas tij, kjo taksë, është një nga më të shtrenjtat në Europë dhe botë, pasi është taksë kundrejt banorëve më të varfër të Shqipërisë dhe më të varfër të Europës.

Drupal Ad

Duhet të sqaroj këtu se të ardhurat për frymë të qarqeve të veriut janë rreth dy herë më të ulëta se të ardhurat për frymë të qarqeve të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

Vendosja e një takse prej 4.2 euro vajtje-ardhje për 20 kilometra rrugë të ndërtuara është akt urrejtje kombëtare, është diskriminim antikushtetues pasi taksa e tillë e ngjashme nuk ekziston në autostradat e tjera të kategorisë A që shtrihen nga Vlora në Fier, nga Elbasani në Tiranë, etj.

Pra, pretendimi se është kategori A, është një mashtrim i turpshëm i Lubi Ballukut dhe Edi Ramës sepse nuk ka asnjë lidhje.

Kategori A është rruga nga fillimi i bajpasit të Fierit gjer në Vlorë, nga Farka gjer në Elbasan dhe nuk ka asnjë taksë për këta banorë që kanë pothuaj dyfishin e të ardhurave krahasuar me banorët e Kukësit, Tropojës, Hasit, Pukës dhe zonave të tjera.

Taksa që vendoset në segmentin rrugor 20 km është absolutisht antiligjore sepse çdo qytetar shqiptar paguan njërën prej taksave më të larta në Europë, taksë qarkullimi, 270 lekë për çdo litër naftë, nga e cila mblidhen qindra milionë euro dhe destinacioni i vetëm ligjor i tyre është mirëmbajtja e rrugëve.

Në qoftë se vilen çdo vit 200 milionë apo 160 milionë euro me këtë taksë, në buxhetin e këtij viti janë akorduar për mirëmbajtjen e të gjithë rrjetit rrugor të Shqipërisë gjithsej 30 milionë euro, një shumë qesharake.

Pra, taksa që merret për rrugën është e paguar në taksën e qarkullimit. Vidhet nga qeveritarët dhe tani rëndohen më të varfrit.

PD u bën thirrje qytetarëve të veriut të organizohen në mosbindje të fuqishme civile për të shembur çdo barrierë, me të cilat Edi Rama kërkon t’u vendosë taksa raciste.

PD garanton qytetarët se me ardhjen e saj në pushtet, çdo taksë nga Vermoshi në Konispol do të hiqet dhe nuk do ekzistojë për asnjërën nga rrugën, autostradat e ndërtuara në Shqipëri.

PD paralajmëron ndërtuesit, mos u bëni bashkëautorë në koncesione, të cilat rëndojnë mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më të tmerrshme.

Lidhur me këtë, deklaroj se ne, tenderat e shpallur në këtë fundvit, qoftë ai i Porto Romanos, qoftë tre segmentet e rrugës Milot-Fier, në mënyrë absolute nuk do të njihen, por do të bëhen përgjegjës dhe do ndiqen penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në këto tendera në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral, i cili ndalon qeverinë të bëjë prokurime dhe tendera 4 muaj para zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy