
SPAK ka kërkuar autorizim në Kuvend për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kësisoj SPAK ka dorëzuar një shkresë në Kuvendin e Shqipërisë ku edhe kërkon ndryshimin e masës, në ‘arrest shtëpie’.
Lidhur me këtë fakt, politologu Ilir Kalemaj, tha për MCN live, se po bëhen “shumë zhurmë për asgjë”, dhe se me gjasë përderisa as opozita e as mazhornaca nuk ka interes ta çoj në Kushtetuese, me gjasë afatet procedurale do të digjen.
Kjo është ‘shumë zhurmë për asgjë’. Përsa kohë edhe për shkak të moshës, Bersisha nuk mund të arrestohet dhe për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës, kjo e çon në një ngërç kushtetues. Në Kushtetuese dikush duhet ta çoj.
Mazhoranca nuk ka interes për ta çuar. Opozita ka deklaruar në daljet e saj publike që nuk do ta çoj, pra grupi që ka 48 deputetë, drejtuar nga z.Bardhi.
Ndodh që ta çoj ai i grupit Bahsa, nuk ka firma edhe po të dojë se çojnë dot. Në këtë sens nuk ka për të ndodhur asgjë.
Çështja ka për të vijuar, ndoshta do të digjen afatet procedurale.



