Anëtari demokrat i këshillit bashkiak Durrës, Joni Myshketa, i cilëson të vonuara hetimet për ndërhyrje në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij nga shtrati u shkaktuan përmbytje masive në qytetin bregdetar.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se për këtë situatë janë të përfshira disa institucione për shpërdorim detyre, për shkak se investimet bëhen sa për të kaluar radhën.
Prokuroria Durrës ka kërkuar gjithë dokumentacionin lidhur me mënyrën e ndërhyrjes në argjinaturën e lumit Erzen dhe ka ngritur disa akuza për shpërdorim detyre. Se përsëriten çdo ditë të njëjtat histori, ku njerëzit luten çdo ditë që mos të ketë shi, që të mos përmbyten. Prokuroria duhet të bazohet vetëm tek faktet dhe të hulumtojë provat.
Mendoj se ka një neglizhencë të theksuar në mos kryerjen e hetimeve nga ana e organeve për monitorimin e territorit. Nuk është vetëm një institucion përgjegjës, pasi çdo herë që ka problematika me reshjet, jo vetëm zona e ish-Kënetës por edhe qendra e Durrësit përjetojnë përmbytje të mëdha. Janë një mori institucionesh të përfshira për shkak të papërgjegjshmërisë dhe shpërdorimit të detyrës, gjërat bëhen sa për të kaluar radhën.
Nuk është ndonjë çudi që të jetë abuzuar gjatë ndërhyrjes në argjinaturë dhe pasjes së elementëve të korrupsionit. Urojmë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe situata të tilla të mos përsëriten. Se bëhet fjalë për një dëm galopant. Situata përsëritet, edhe pse investimet nuk kanë munguar, por nuk janë bërë siç duhet.



