
Gazetari Mentor Kikia, denoncimet e demokratit Flamur Noka në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të denoncuar shkelje në zgjedhje i përshëndet dhe i sheh si një hap që duhet mbështetur.
Nga studio e MCN Live, ai tha se denoncimi i parregullsive në zgjedhje dhe shkeljeve ligjore apo problemeve që janë shfaqur gjatë fushatës dhe menaxhimit të votës, duhet të dokumentohet dhe denoncohen publikisht në organet e drejtësisë.
Gjithçka sipas tij, për të ndëshkuar atë që shkel ligjin dhe të mos përsëriten më në mënyrë që të kapet një standard i të bërit një fushatë elektorale dhe një procesi zgjedhor me standarde, duke i ndëshkuar përgjegjësit dhe për mos tu përsëritur.
Kikia tha se kjo është gjëja më e rëndësishme për të cilën Partia Demokratike duhet përshëndetur.
Mbledhja e parregullsive dhe fakteve dhe dëshmive do përdoret politikisht që PD të justifikojë humbjen, kjo është një tjetër histori, por deri këtu duhet të ketë mbështetjen e çdo faktori që ne duhet të lëmë pas historinë e shpërdorimit të pushtetit, në funksion të partisë që ka pushtetin.



