Cramon i reagon Vuçiçit për deklaratat rreth KiE-së: Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës

Cramon i reagon Vuçiçit për deklaratat rreth KiE-së: Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiç të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Për këtë deklaratë reagoi sot Viola von Cramon, e cila në postimin e saj në “X”, shkruan se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga kjo organizatë.

Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë.

Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës.

Ndryshe, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Ndërkaq, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy