Basha mesazh për gratë shqiptare: Forca e vërtetë e ndryshimit

Basha mesazh për gratë shqiptare: Forca e vërtetë e ndryshimit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh për gratë shqiptare. Basha thotë se gratë nuk i ka përdorur kurrë si fasadë, por i cilëson si gjysma më e mirë e shoqërisë shqiptare.

Ai shton se gratë janë forca e ndryshimit dhe se qëllimi i tij është që t’u sigurojë një jetë më të mirë po ashtu dhe për fëmijët e tyre.

"Më thonë se çdo fushatë ka nevojë për një reklamë me në qendër gruan. Ku flitet për për rëndësinë e saj etj. etj.

Kështu bëjnë të gjithë… Por nuk ka pse të jetë kështu…

Unë jam bashkëshort dhe babai i dy vajzave të mrekullueshme.

Unë i njoh mirë dhe i respektoj ëndërrat dhe ambiciet tuaja, gjysmës më të mirë të shoqërisë. Ndaj nuk ju kam përdorur kurrë si fasadë apo si numër.

Ju jeni forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria.

Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë.

Bashkë për ndryshimin! Voto 9, Partia Demokratike!", shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy