Ligjërimi i Ramës/ Muça: Rama po dikton axhendën. Zonja: Fsheh realitetin përmes spektaklit 

Ligjërimi i Ramës/ Muça: Rama po dikton axhendën. Zonja: Fsheh realitetin përmes spektaklit 

Ligjërimi i kryeministrit Edi Rama në fushatë, ku së fundmi ka përdorur terma si “çyrykë”, apo “autizëm politik”, është analizuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”. Sipas gazetarit Flogert Muça, kryeministri Rama e ka pjesë të karakterit të merret me tjetrin dhe jo vizionin e tjetrit. Ai mendon që Rama po dikton axhendën, dhe kundërshtari ka rënë pre e provokimeve të tij. 

Drupal Ad

Ajo e autizmit dje ka qenë një gafë e rëndë, e dënueshme. Rama e ka qasje karateriale këtë, që kur bën fushata elektorale, të mos merret me vizionin e tjetrit, por të merret me tjetrin. Kujtojmë vitin 2017-të që bullizonte gratë me mikrofon. Rama e ka pjesë të karakterit të tij, pse e bën kështu. Rama është mjeshtër për të tërhequr vallen. Axhendën e dikton Rama.

Mjafton që Rama të flasë për Bashën, të gjithë flasin për Bashën, flet për Vrenozin, edhe Berisha flet për Vrenozin. Qëllimi që Rama ka është që ta udhëheqë ai fushatën, ta diktojë ai axhendën, t’i argëtojë ai njerëzit. Rama ka kaluar në një one man show, ku spektatorët zëvendësohen, por Rama nuk ndryshon, sepse është regjisori, personazhi kryesor. Kundërshtari ka rënë pre e provokimeve të Ramës”. 

Gazetari Sebastian Zonja tha se Rama fsheh realitetin përmes spektaklin dhe dekurajon votuesit që të votojnë. 

Një person nën stres e çon më tej fjalorin e tij. Stresi janë partitë e reja, diaspora, SPAK-u. Ky lloj stresi, pagjumësie sjell që edhe ti të gabosh rrugës. Kjo fushatë qëndron te dekurajimi i votuesit. Sa më pak njerëz të shkojnë për të votuar, aq më shumë mundësi ke të fitosh. Ti defaktorizon dhe ul gjithë frymën e mundshme të qytetarëve. Tjetra është fshehja e problemeve reale. Guy Debord thotë që spektakli sot ka fshehur realitetin. Zv.kryeministri në azil, kryebashkiaku në burg”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy