
Gjatë ditës së sotme pritej të mbahej mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.
Kjo mbledhje, siç raporton gazetari Andon Kello nuk u realizua pasi deputetët nuk pranojnë të mblidhen duke qenë se deputeti Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues.
Deputetët që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së kanë deklaruar se Alibeaj duke dhënë dorëheqjen se ka më në kompetencë të thërrasë forumet e partisë, pasi nuk është më kryetar i komanduar.
Kësisoj asnjë anëtar i Kryesisë nuk është lajmëruar dhe mbledhja është anuluar.
Dy ditë më parë, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kreut të komanduar të Partisë Demokratike, post që e mbajti pas vendimit të Gjykatës, e cila i kaloi selinë blu dhe vulën e partisë. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj deklaroi se PD-ja ka nevojë për reformim dhe duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare.



