
KQZ do të mblidhet në orën 13:00 për të zëvendësuar 4 deputetët Mark Marku, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Gramoz Ruçi lanë mandatin e deputetit që siguruan në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas KQZ mësohet se mandatin e Najada Çomos do ta marrë Mimi Kodheli, ai i Lefter Kokës do ti kalojë Denis Kociut, mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Eda Hoti dhe mandatin e Gramoz Ruçit do ta marrë Mirela Pitushi.
Menjëherë pasi KQZ tu japë mandatin, emrat e tyre do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend.
Më pas ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm.



