Rama ‘bekon’ Ligën Unike në basketboll: Së shpejti bashkpunime të tjera Shqipëri-Kosovë në sport

Rama ‘bekon’ Ligën Unike në basketboll: Së shpejti bashkpunime të tjera Shqipëri-Kosovë në sport

Ka marrë jetë sot Liga Unike e Basketbollit që do të nisë nga sezoni 20-21 dhe pjesmarrëse do të jenë katër ekipe nga Shqipëria dhe katër nga Kosova. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj Lige ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shprehe se ky bashkpunim  i hap rrugën edhe të tjerëve në fushën e sportit por jo vetëm.

Sipas Ramës ky bashkëpunim mes dy federatave, të Shqipërisë dhe Kosovës, duhet parë edhe në këndvështrime të tjera.

“Kjo nisëm hap një rrugë të re, krijon një model, dhe me siguri do të bëhet shtysë për të tjera. Unë s’mundem veçse ta përforcoj mendimin e dhënë këtu nga dy ministret, që ne jemi më shumë se sa mbështetës. Jemi duartrokitës të kësaj nisme dhe të tjera, në funksion të krijimit të bashkërendimit konkret për të organizuar Liga unike, por jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në drejtime të tjera.

Sigurisht që ,kjo është paska si veza e Kolombit, që kur e sheh të ndodhi duket sikur është e çuditshme pse s’ka ndodhur më parë, ose pse ka ndodhur vetëm kjo.

Patjetër që është dashur një periudhë pjekurie e këtyre ideve, dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh. E mbaj mend prej kohësh këtë dëshirë, ashtu sikundër nuk ka qenë ndryshe në anën tjetër.

Nga ana tjetër, shumëçka sot duket e vonuar në fakt, deri përpara jo më shumë se 10 vitesh dukej fantashkencë. Sot nuk është më kështu. Krijimi i Ligës Unike shkon një hap më tutje, përbën një moment shkuarje në një nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe kam shpresë e besim se kjo do bëhet shtysë për të tjerët. Aq më tepër që në fushën e sportit ne s’jemi të mëdhenj edhe nëse jemi bashkë, jo më të ndarë që jemi shumë të vegjël.”- tha Rama.

Në edicionin e parë të Ligës së përbashkët do të marrin pjesë tetë skuadra. Përkatësisht, nga Shqipëria do të konkurrojnë Tirana, Vllaznia, Teuta dhe Goga Basket. Ndërsa nga Kosova, Ligës do t’i bashkohet Prishtina, Peja, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama paralajmëroi mundësinë e bashkëpunimeve të reja midis Federatave të tjera, si ajo e volejbollit, etj. Gjithashtu, bashkëpunimi do të vijojë të shtrihet edhe në kampionatet e moshave midis shkollave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy