Berisha: Rama iu lut zyrtarit britanik që të mos na jepnin statusin e vendit kandidat për në BE

Berisha: Rama iu lut zyrtarit britanik që të mos na jepnin statusin e vendit kandidat për në BE

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha publikoi sot atë që ai e konsideron si “skandal” të kryeministrit, duke u shprehur se një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013 Edi Rama i kërkoi zyrtarit britanik që të mos i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE. Sipas kreut të PD-së së Rithemelimit, “lutja e Ramës” u bë vetëm që “të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Berishës” që ishte në largim.

Miqtë e mi, po të kthehemi pas, vetëm një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat. Ju rikujtoj dhe njëherë se Edi Rama, atë vjeshtë bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij. Udhëtimin më të turpshëm që një kryeministër mund të bëjë. Ai në atë kohë nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airways, fluturoi në Londër. Fluturoi në Londër dhe i kërkon ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore. Habi e madhe. Drejtori iu përgjigj ambasadorit: Unë në zyrë, protokolli nuk më lejon të pres një kryeministër. Por unë do vij në hotel ta takoj kryeministrin tuaj. Erdhi në hotel, dhe cila ishte kërkesa e Edi Ramës? Kërkesa e Edi Ramës ishte një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy