Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka reaguar pasi Shqipëria dhe vendet e tjera pranuan të strehonin afganët që rrezikohen nga talebanët.
Përmes një postimi në “Twitter”, Albright i shprehet mirënjohëse Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë.
"Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që vendet e tjera të ndjekin këtë shembull", shkruan Albright.
Kujtojmë se këtë të diel kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani konfirmuan strehimin e afganëve.



