Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka zbardhur takimin e sotëm të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Crawford me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Gajtë këtyre takimeve ata diskutuan çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas ambasadës, ata vunë theksin te lufta kundër terrorizmit dhe zbatimi i reformave në Shqipëri.
DEKLARATA
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Crawford vizituan Shqipërinë, ku u takuan me një sërë udhëheqësish për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë vizitës së tyre, Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Nunes dhe Craëford u takuan me Presidentin Meta, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë. Ata vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe.



