PL kërkesë KLSH-së: Auditoni Bashkinë e Tiranës, abuzime me taksën për arsimin

PL kërkesë KLSH-së: Auditoni Bashkinë e Tiranës, abuzime me taksën për arsimin

Partia e Lirisë, përkatësisht sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, ka njoftuar depozitimin e kërkesës drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në kërkesën e PL, Blushi, kërkon një auditim të thelluar në Bashkinë e Tiranës, për mënyrën se si menaxhohen të ardhurat nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

PL kërkon hetim nga ana e KLSH-së, në dhënien e sigurisë mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe përdoren kontributet e taksapaguesve shqiptarë.

Sipas tij, 50 milion € taksa të qytetarëve të Tiranës, me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja, nuk kanë përfunduar në destinacionin e tyre.

Siç pata premtuar, depozitova sot zyrtarisht në Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucionin më të Lartë të Auditimit Publik në Republikën e Shqipërisë,  i cili luan një rol thelbësor dhe shumë të rëndësishëm në dhënien e sigurisë mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe përdoren kontributet e taksapaguesve shqiptarë, kërkesën zyrtare për nisjen sa më parë të një auditimi të thelluar në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar mbi mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Tashmë është e faktuar se 50 milion euro taksa të qytetarëve të Tiranës, të mbledhura në 7 vite nga Bashkia me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja, që do t’i jepnin fund mbingarkesës dhe mësimit me dy turne, nuk kanë përfunduar në destinacionin e tyre.

Bashkia e Tiranës në përgjigjen zyrtare që më ka dërguar pas kërkesës time për transparencë dhe llogaridhënie ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e 17 shkollave të reja, nëpërmjet taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Nisur nga fakti i shtrirjes në total të taksës për infrastrukturën arsimore për 10 vite, si dhe për shkak se në 7 vite të pagesës së saj nga qytetarët dhe bizneset Bashkia e Tiranës nuk i ndërtoi 17 shkollat e premtuara, do t’i drejtohem shumë shpejt zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë për auditim ndaj Bashkisë së Tiranës për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa për infrastrukturën arsimore, për të zbuluar arsyen se pse dështoi skema e PPP-ve dhe pse taksat e mbledhura nga qytetarët nuk shkuan në destinacionin e premtuar.

Do të presim me qetësi vendimin dhe auditimin e KLSH për të ndjekur më pas të gjitha hapat ligjorë, gjithmonë në respekt të mbrojtjes së interesit qytetar, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies: Pse nga 17 shkollat e premtuara u ndërtuan vetëm 9? Ku përfunduan taksat e qytetarëve?

Tashmë është e faktuar se me Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, miliona euro taksa shpërdorohen dhe destinacioni i tyre final nuk janë shpërbimet dinjitoze ndaj qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy