Sejamini: Opozita duhet të shfrytëzojë këtë skandal për të rrëzuar qeverinë Rama

Sejamini: Opozita duhet të shfrytëzojë këtë skandal për të rrëzuar qeverinë Rama

Analisti Neritan Sejamini në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV deklaroi se nga i gjithë ky skandal me ish zyrtarin e FBI, ku dyshohet dhe për përfshirjen e kryeministrit Rama, thelbi mbetet se çfarë do bëjë tani opozita.

Ai tha se e gjithë kjo situatë do shfrytëzuar që opozita të krijojë urat e komunikimit me të huajt sepse duke besuar se Rama rrëzohet me protesta është diçka e gabuar.

Rama korruptoi duke bërë një gjest që se ka bërë askush. Shqetësimi është kjo gjë, që kjo ndodhi dhe shumë nga ato që ne dyshojmë për korrupsionin ky fakt i bën më të besueshme, por problemi është se ky person është kryeministri i Shqipërisë dhe thelbi është çfarë duhet të bëjë opozita që ky njeri të mos jetë më kryeministri i Shqipërisë. SHBA është në gjendje për ta zgjidhur vetë këtë çështje. Politikanët krijojnë skandalin kur nuk ka jo më kur ka, Berisha s’po e bën për SHBA por po e bën për veten e vetë. Kjo situatë kur jemi ne është situatë e keqe për qeverinë Rama dhe një gjë e mirë për opozitën. Kjo nuk zgjidhet sot dhe nesër, por kjo vështirëson marrëdhënien e Ramës me SHBA dhe ambasadorët e tjerë sepse po u krijua ideja që ky korrupton të huajt tërhiqen disi. Opozita duhet ta shfrytëzojë këtë gjë për të dalë nga ky izolim dhe të krijojë komunikim me të huajt. Patjetër që opozita mund të bëjë shumë gjëra, hetimin ja lëmë Amerikës, por këtu ka shumë gjëra për tu hetuar sepse jam i bindur se janë shkelur dhe shumë ligje shqiptare, janë shkelur standardet bazë të moralit. Nëse opozita merr protesta me ngutin se do e rrezojë Ramën tani për mua është e gabuar. Rama do rrëzohet nga pushteti me shumë gjasa në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy