Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e sotme nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri të ditur se hapja e sesionit të ri parlamentar do të nis të hënën e 18 janarit, prej orës 17.
Në mbledhje u diskutua edhe për ndalesat në Kodin Zgjedhor dhe u vendos që të zbatohet legjislacioni përkatës.
Gjatë këtij sesioni mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online dhe seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në mbledhje u vendos zhvillimi i seancave plenare në datat 28 janar dhe 4 shkurt 2021.



